E Enjte, 5 Nëntor 2026

Festa kthehet në tragjedi, një i vdekur dhe disa të plagosur

Një person ka humbur jetën dhe 12 të tjerë u plagosën nga disa të shtëna me armë zjarri në Oklahoma City të shtunën, raporton CNN.

Dy grupe u përfshinë në një sherr në orët e para të mëngjesit në një vend për organizimin e ngjarjeve, dhe u zhvendos më pas në parking, ku degradoi me përdorimin e armës.

Sipas autoriteteve, personat në parking, u kthyen në sallë duke qëlluar sërish. Të dyshuarit aktualisht nuk dihen, por disa persona janë arrestuar, sipas forcave të rendit.

Autoritetet besojnë se është një incident i izoluar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›