Festa në ekranin e Vizion Plus, humor, argëtim, muzikë dhe filma në maratonën televizive

Nga Tea Sadiku
Ngrohtësia e festave, ditë në të cilat e gjithë familja bëhet bashkë nuk mund të kalohet larg ekranit të Vizion Plus. Një program i pasur televiziv do të vijë gjatë këtyre ditëve për të sjellë në çdo shtëpi argëtim, humor dhe emocione të bukura, për të mbyllur kështu një tjetër vit.
Dita nis me ”7 pa 5”, programin e ngrohtë që agon mëngjeset tuaja çdo ditë, duke sjellë personazhe të ftuar nga fusha të ndryshme të jetës. Në një episod speciale për 4 orë dy moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova do të bëjnë një bilanc të vitit që po lëmë pas.
Studio e “Vizionit të Pasdites”, do të hap dyert e tij në orën 15:30 për të ftuarit e zgjedhur dhe shumë surpriza.
Pas edicionit të fundit të lajmeve qendrore për këtë vit, do të çelet edhe mbrëmja festive. Goni dhe Xhefri në studion e “Fake Off” ofrojnë një retrospektive satirike në një episod të dyfishtë, në orën 19.30.
Darka do t’ju gjejë të ulur në tryezat e shtëpive tuaja, nën shoqërinë e gjysmëfinales së parë të“Albania’s got talent”. Në orën 21.00 konkurrentët e përzgjedhur nga audicionet do të dhurojnë një mbrëmje magjike. Por veç tyre nuk do të mungojnë as artistët më në zë të momentit që do ju shoqërojnë deri në ndërrimin e viteve.
Nën moderimin e Isli Islamit kjo gjysmëfinale e parë premton një program të vërtetë festiv.
Atmosfera festivE do të vijoje në ditën e parë të vitit. Duke nisur në 1 janari mëngjesi është rezervuar me filma te animuar dubluar ne shqip, si dhe filmat festive për të gjithë familjen.
Dita e parë e vitit hap sërish dyert me një prej emisioneve më të dashura për ju. “Living room” ju pret në studio në orën 19:30 me dy episode speciale në datë 1 dhe 2 janar mes panelesh e rubrkiash frymëzuar nga festa.
Ndërsa prag-mbrëmja sjell në çdo shtëpi humorin fin dhe të përzgjedhur nga trupa artistike e “Papare najt”. Me një audience të konsiderueshme “Gëzuar Papare” vjen me një episod special në natën e parë të vitit.
2 Janari vijon me maratonën festive. “2984” me Albano Bogdon do ta bëjë këtë mbrëmje edhe më interesante me shumë karaktere dhe klipe për t’i komentuar në mënyrën e tij.
Të gjithë larmishmërinë e programeve mund ta shihni nga kudo dhe në çdo kohë jo vetëm në ekranin televiziv por dhe në telefonin apo tabletin tuaj përmes streaming.
Gëzuar festat me Vizion Plus.