E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festat, Tirana vishet me atmosferën festive

Edhe pse na ndajnë edhe disa ditë nga festat e fundvitit duket se përgatitjet kanë filluar. Dyqanet e para kanë filluar të vendosin zbukurimet, ndërsa njerëzit kanë zbukurar pemët në shtëpi, më të vonuarit kanë nxituar për t'i blerë. Megjithëse qyteti ende nuk është zbukurar qytetarët kanë menduar edhe se ku do ta kalojnë natën e ndërimit të viteve ashtu si edhe në vitet e tjera vendet më të preferuara ngelet shtëpia dhe restorantet.
Megjithëse pjesa më e madhe e vendeve në botë kanë vendosur pemën e krishtëlindjeve dhe zbukurimet e vitit të ri, në Shqipëri në vendin tonë nuk ka ndodhur. Brenda pak ditësh pritet që bashkitë të ndriçojnë nga zbukurimet të gjithë qytetet e vendit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›