E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festat e fundvitit, Bashkia nis kontrollet e tregjeve të lëndëve plasëse

Tiranë- Ashtu sikurse çdo prag fund viti, tregëtimi i lëndëve plasëse aq të preferuar për fëmijët, si simbol I natës së ndërrimit të viteve, përbën një problem serioz për shëndetin e tyre.

Për këtë arsye, Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë një fushatë kontrolli në tregjet e sjtijes së fishekzjarreve, kryesisht, tek zona e Qytetit Studenti.

Është aktivizuar task-forca që krahas monitorimit të çmimeve po mbikqyr dhe tregtimin e fishekzjarreve.

Drejtori i Agjensisë së Mbrojtjes së Konsumatorit, Geron Ibrahimi tha se tregtarët tashmë e kanë kuptuar dhe janë të bindur për vendosmërinë e Bashkisë së Tiranës për të moslejuar rritjen abuzive të çmimeve. Deri më sot situata është nën kontroll dhe çmimet e disa produkteve janë më të lira se asnjëherë më parë në këtë periudhë.

“Nëse ju kujtoni dhe vitin që shkoi, Bashkia e Tiranës i ndërmorri këto aksione dhe ne patëm sekuestruar sasira të mëdha të lëndëve ndezëse dhe plasëse që krijonin probleme për qytetarët. Kështu, ne kemi filluar bisedimet me tregtarët për t’i orientuar drejt dhe në rast se ata nuk do t’i përgjigjen kësaj thirrje, sikurse dhe vitin e kaluar do të marrim masa për të shmangur situatat e pakëndëshme që sjellin këto produkte”-tha ai.

Gjithsesi, një apel i veçantë i duhet drejtuar edhe prindërve, që të jenë të kujdesshëm me fëmijët e tyre, të mos u lënë në dorë rrezikun e lëndëve plasëse, pavarësisht plotësimit të dëshirave të këtyre të fundit.

/IDEA/

Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook 

Ndani me ne komentet tuaja:

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›