E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Festat e fundvitit, mbi 6300 qytetarë kanë hyrë nga Kapshtica në vendin tonë

Fluks pasagjerësh është shënuar edhe në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës. Raportohet se e gjithë kjo ka ardhur për shkak të se shtetasit shqiptarë që jetojnë e punojnë në vendin fqinj, po kthehen për të kaluar festat e fundvitit në Shqipëri

Burime zyrtare bëjnë me dije se në 24 orët e fundit kanë hyrë nga Greqia në drejtim të Shqipërisë më shumë se 6300 shtetas ndërkohë që kanë dalë 2444 shtetas.

Për të përballuar fluksin në rritje të hyrjeve stacioni kufitar i Kapshticës punon në hyrje me 4 sportele dhe dy të tjerë në dalje

Autoritetet tona të kufirit thanë se gjatë kësaj periudhe do të punohet me orare të zgjatura jo vetëm në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, por edhe atë të Qafë Thanës ku pritet të ketë lëvizje të shumta gjatë festave.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›