E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Festat e fundvitit, vijon fluksi i qytetarëve shqiptarë që vijnë nga Greqia përmes doganës së Kakavijës

Vijon fluksi i shtuar i qytetarëve shqiptarë që vijnë nga Greqia drejt Shqipërisë me rastin e festave të fundvitit.

Gjatë mbrëmjes të së dielës në doganën e Kakavijes ka vazhduar fluksi i kthimit nga Greqia të bashkatdhetarëve për festat e fundvitit në vendlindje.

Aktualisht pala shqiptare punon me 7 sportele ndërsa ajo greke me 2 sportele duke bërë që në intervale kohe të regjistrohen radhë automjetesh në tokën greke.

I konsiderueshëm eshtë edhe fluksi i lëvizjes nga vendi ynë në drejtim të shtetit grek në këtë periudhë festash.

Përgjatë fundjavës nëpërmjet doganës së Kakavijes kanë lëvizur në të dyja anët e kufirit rreth 20 mijë persona.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›