E Diel, 1 Nëntor 2026

Festivali “Air Beat-Lulu Fest”, 200 artistë pjesëmarrës nga Shqipëria dhe rajoni

TIRANË, 20 korrik /ATSH/ Festivali Ndërkombëtar i Bandave Frymore Air Beat Festival – Lulu Fest solli për dy netë me radhë në Korçë një atmosferë të jashtëzakonshme artistike, duke bërë bashkë mbi 200 muzikantë nga Shqipëria, Italia, Mali i Zi, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale, pamje nga ky aktivitet, ndërsa theksoi se “paradat dhe koncertet në qytet u shndërruan në një festë të muzikës, kulturës dhe traditave, duke e kthyer Korçën në një pikëtakim ndërkombëtar të artistëve dhe publikut”.

Në festival, artistët interpretuan repertore të larmishme dhe prezantuan traditat muzikore të vendeve që përfaqësonin.

Paradat artistike dhe koncertet e organizuara në hapësirat publike të qytetit tërhoqën një numër të madh spektatorësh, duke e kthyer Korçën në një qendër të rëndësishme të aktiviteteve kulturore gjatë sezonit veror.

Air Beat Festival i shtohet kalendarit të pasur të aktiviteteve kulturore të Korçës, duke kontribuar në promovimin e qytetit si një destinacion tërheqës turistik dhe kulturor, si edhe në pasurimin e ofertës për vizitorët vendas e të huaj.


/e.i/a.f/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›