E Diel, 1 Nëntor 2026

Festivali Folklorik i Gjirokastrës rikthehet pas 8 vitesh, artistë shqiptarë, nga trevat dhe arbëreshët e Italisë bëhen bashkë në qytetin e gurtë

Festivali Folklorik i Gjirokastrës rikthehet pas 8 vitesh, artistë

Festivali Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës do të rikthehet në qytetin e gurtë pas 8 vitesh mungesë. Një ngjarje e rëndësishme e trashëgimisë kulturore që do të zgjasë për një javë, nga 24 qershori deri më 1 korrik 2023.

Do bëhen bashkë artistë e grupe artistike nga 12 qarqet e vendit, si dhe nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi etj, por edhe grupe muzikore folklorike nga arbëreshët e Italisë dhe grupe të shqiptarëve nga Greqia, Italia, Mbretëria e Bashkuar, Zvicra dhe SHBA.

"Prej muajsh punohet në terren për të qëmtuar materialet më të mira dhe i jam falenderuese grupit të punës me në krye prof. Thoma Gaqi, në rolin e drejtorit artistik, për përkushtimin. Por mbi të gjitha merita u takon bartësve që ruajnë dhe përcjellin këtë pasuri të jashtëzakonshme", shkruan ministrja e Kulturës Elva Margariti.

Të gjitha minoritetet dhe dëshmitë e tyre muzikore dhe koreografike janë të përfaqësuara në festival, duke sjellë një panoramë të plotë dhe të pasur të të gjithë jetës shpirtërore në Shqipëri.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Valles që i fali jetën, Osman Taka i dha emrin

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›