E Enjte, 5 Nëntor 2026

Festivali Kombëtar Tipologjik i Sazeve mbledh në Leskovik e Ersekë dhjetëra grupe muzikore

TIRANË, 30 shtator /ATSH/ Leskoviku i traditave gjallërohet nga Festivali Kombëtar Tipologjik i Sazeve.

Bashkia Kolonjë ndau në rrjetet sociale fotografi nga ky aktivitet, në të cilin me dhjetëra grupe performuan nën rrapin shekullor.

Leskoviku i traditës, i sazeve, i instrumenteve popullore do të mirëpresë sot, në natën e tretë të festivalit, instrumentistë e këngëtarë virtuozë në qendër të qytetit të Ersekës.

Kryetari i bashkisë Kolonjë, Erion Isai, shkroi në faqen e tij online: “Për dy netë rresht ky festival frymon në djepin ku mori jetë, Leskovikun e traditës, për të kulmuar natën e tretë në Ersekë.”

Grupet muzikore nga qytete të ndryshme të Shqipërisë sollën meloditë autentike popullore përmes instrumenteve tradicionale, duke ruajtur dhe promovuar trashëgiminë muzikore të vendit.

Ky festival, i kthyer tashmë në një traditë të rëndësishme, tërheq vëmendjen jo vetëm të banorëve vendas, por edhe vizitorëve të shumtë, duke ofruar një përvojë unike të muzikës dhe kulturës shqiptare.

1 nga 6

/a.f/r.e/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›