E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festivali "Marie Kraja", gara e zërit operistik vjen për të dhjetin vit

Fillimi i nëntorit shënon një përvjetor të veçantë për muzikën operistike shqiptare. Sepse Festivali Ndërkombetar i Vokalit Operistik "Marie Kraja" mbush sivjet plot dhjetë vjet që nga koha e themelimit të tij. Për të dhjetin vit Tirana në sezonin vjeshtor po shndërrohet në arenën e madhe ndërkombëtare të konkursit të zërit vokal. Risitë e këtij edicioni janë të shumta. Që nga pjesëmarrësit e deri tek anëtaret e jurisë, në të cilën janë përfshirë emra prestigjiozë të operës botërore. Ne ishim të pranishëm me kamerat e "Ora News" në ambjentet e provave ku gjetëm edhe organizatoren e këtij festivali Zana Çela.
Kështu harta e shtrirjes së këtij viti për festivalin "Marie Kraja", siç ka ndodhur çdo vit, është e gjerë. Pjesëmarrësit janë nga Bullgaria, Austria, Italia, Ukrahina, Shtetet e Bashkuara te Amerikes, Rumania, Greqia, Spanja, Holanda etj. Ndërsa shteti i Kosovës do të ketë dy konkurrentë.
Mbrëmjen e 7 nëntorit në skenën e Akademisë së Arteve do të ngjiten 20 konkurrentë, me dy arie secili. Gjatë këtij prezantimi juria ndërkombëtare, e përbërë nga personalitete të operave më të mëdha të botës do të përzgjedhin dhjetë finalistët, të cilët mbrëmjen e 8 nëntorit do të konkurrojnë për çmimet e para të festivalit "Marie Kraja".

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›