E Diel, 1 Nëntor 2026

Festivali folklorik “Rapsha 2026”-Aktiviteti mblodhi në Mal të Zi mbi 200 artistë shqiptarë

Në Vitojë të Malësisë së Madhe, në territorin e Malit të Zi, u zhvillua për tri net, edicioni i 7-të i Festivalit Folklorik Mbarëkombëtar “Rapsha 2026”.

Rreth 20 Shoqëri Kulturore Artistike nga Shqipëria, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe diaspora, me mbi 200 artistë, sollën në skenë këngët, vallet dhe kostumet tradicionale të trevave shqiptare.

Fondacionit Humanitar Rapsha ne Michigan tregon se ky festival ka si qëllim ruajtjen e përcjelljen tek brezi I ri të traditës dhe folklorit shqiptar

““Ky festival për Malësinë e Madhe është një thesar i madh dhe duhet të cekim se shqiptarët e Malësisë së Madhe duhet ta ruajnë këtë festival si sytë e ballit.” -ANTON LAJÇAJ Kryetar i Fondacionit Humanitar “Rapsha”

“Arti e bashkon kombin sikurse e bashkon gjuha, dhe kjo është dëshmi se ne jemi kombëtarisht të bashkuar pa marrë parasysh kufijtë që i kanë vendosur fuqitë e mëdha. Duhet t’i respektojmë e t’i pranojmë, por të bëjmë çmos që aty ku jetojmë të ndjehemi më mirë dhe të gjithë të ndjejmë se jemi shqiptarë. Ky aktivitet pra është në funksion të kësaj detyre dhe besoj se jep një rezultat fantastik për të dëshmuar se shqiptarët e Malit të Zi janë të gatshëm për çdo lloj bashkëpunimi.”– NIKOLLE CAMAJ, Nënkryetar i Kuvendit të Malit të Zi

Çmimi i parë iu dha SHKA “Gjergj Kastrioti” nga Michigan, me një performancë ku spikatën fëmijë dhe të rinj shqiptarë të lindur në Shtetet e Bashkuara, por të lidhur me traditat e vendit të të parëve.

“Rapsha 2026” u kthye kështu në një takim të shqiptarëve përmes artit dhe folklorit, duke dëshmuar se kënga, vallja dhe tradita mbeten ura që i bashkojnë shqiptarët përtej kufijve.

Gazetare: M. Gjoni

/rtsh.al/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›