E Hënë, 2 Nëntor 2026

Festivali i 82-të në Venecie, mbahet në mbrëmje ceremonia e ndarjes së çmimeve

Festivali i 82-të i Filmit në Venecie mbyllet sot me ceremoninë e ndarjes së çmimeve, që nis në orën 19:00.

Në garë për fituesin e Luanit të Artë janë tre filma të vlerësuar nga kritika: “Zëri i Hind Rajiba” (The Voice of Hind Rajiba), “Nuk ka zgjidhje tjetër” (No Other Choice) dhe “Shtëpia e Dinamitit” (A House of Dynamite) nga regjisorja Kathryn Bigelow.

Ashtu si në ditën e parë, kur nisi ngjarja e madhe kinematografike, dhe në mbyllje, Emanuela Fanelli do të jetë ajo që do ta drejtojë ceremoninë. Në homazh për Giorgio Armani, ajo do të veshë një fustan të stiluar nga vetë stilisti.

Gjatë ditës së sotme, përpara ndarjes së çmimeve, festivali rezervon filma jashtë konkurrimit, dokumentarë dhe projeksione nga kategoria “Nostalgji”.

Pas ndarjes së çmimeve, ku përfshihet “Luani i Artë”, Filmi më i Mirë, Çmimi i Madh i Jurisë, Regjisori më i Mirë dhe Çmimi i Publikut do të shfaqen në salla të ndryshme.

Në mbrëmjen e djeshme, në fundin e projeksioneve në konkurrim, tre filma zbritën në tapetin e kuq – mes tyre edhe filmi i pestë italian. Gjithashtu u shfaqën tre dokumentarë jashtë gare, kushtuar tre këngëtarëve italianë: Nino D’Angelo, Piero Pelù dhe 20 koncertet e fundit të Francesco De Gregori në Milano.

Gazetare: Melisa Shameti

/rtsh.al/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›