E Hënë, 2 Nëntor 2026

Festivali i Filmit me metrazh të shkurtër në Korçë – 81 filma nga 40 vende të botës nga 9-13 shtator

Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Shkurtër vjen edhe këtë vit në Korçë. Për 5 netë me radhë, në kinemanë “Majestik” do të shfaqen 81 filma nga 40 vende të ndryshme të botës.

Drejtori i Festivalit Gledis Bica thotë se këtë vit ka një sërë kategori filmash ndërsa tematika e Festivalit është ajo e zhvendosjes, migrimit. 

“Këtë vit janë rreth 81 filma të përzgjedhur që do të shfaqen gjatë të gjithë ditëve të festivalit nga 40 shtete të ndryshme. Ka një larmishmëri temash. Tema e festivalit këtë vit është për imigrimin”, u shpreh Bica.

Risi e këtij viti do të jetë shfaqja e filmit eksperimental.

“Kemi futur për herë të parë kompeticionin e filmit eksperimental”, tha ai. 

Një juri prej 6 anëtarësh do të vlerësojë filmat për të cilët në fund do të ndahen edhe çmimet. Festivali do të çelet në kinemanë e qytetit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›