E Diel, 1 Nëntor 2026

Festivali i Venecias, Luani i Artëpër filmin italian "Sacra GRA"

VENECIA - Luan i Artë për filmin më të mirë në Festivalin e Venecias e fiton filmi "Sacro Gra" (Rrethrrotullimi i shenjtë) i regjisorit, Gianfranco Rosi.

Është një dokumentar i xhiruar në Romë me jo profesionistë. Luani i fundit i Artë, që i është dhënë një filmi italian i përket vitit '98 dhe regjisorit Gianni Amelio.

''Nuk e prisja të fitoja një çmim kaq të rëndësishëm me një dokumentar. Falenderoj Bertolucci-n dhe drejtorin e Festivalit, Alberto Barbera, që kanë pasur besim në këtë film.

Më në fund dokumentari përballet me fiksionin, pasi dokumentari është kinema”, ka thënë Gianfranco Rosi, duke tërhequr Luanin e Artë.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›