E Diel, 1 Nëntor 2026

Festivali i Venecias, Sandra Bullock shkëlqen në tapetin e kuq

Në hapjen e Festivalit të Filmit në Venecia, Sandra Bullock dhe George Clooney prezantuan filmin e tyre të ri Gravity.

49-vjeçarja Bullock sigurisht se tërhoqi vëmendjen më të madhe veshur me një fustan të kuq dhe aksesorë të zi.

Me flokët e saj të zeza të mbledhura Sandra përshëndeti turmën e fansave të cilët ishin mbledhur për ti dhënë një mikpritje veneciane.

Ndërkohë 52 vjeçari George kishte një paraqitje klasike në tapetin e kuq, me smoking të zi, këmishë të bardhë dhe krevatë fjongo.

Sidoqoftë arritja e yjeve në tapetin e kuq ishte ekstravagante, pasi ata mbërritën me anë të motoskafëve luksoze përgjatë një prej kanaleve të shumta që e bëjnë të famshëm Venecian.

Por përgjatë rrugës aktorët e famshëm u lagën me ujë, por për fat të mirë Sandra dhe George ndihmuan njëri-tjetrin për të pastruar fytyrën para se të zbrisnin në tapetin e kuq.

Edicioni i 70 të i Venice Film Festival do të zgjasë për 11 ditë ndërkohë në mesin e yjeve të tjerë pjesëmarrës janë edhe Nicolas Cage, Matt Damon, Zac Efron dhe Scarlett Johansson.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›