E Hënë, 2 Nëntor 2026

Festivali për fëmijë “Twinkle Twinkle” – Garuan 37 konkurrentë, për herë të parë edhe diaspora

Edicioni i katërt i Festivalit Twinkle Twinkle shënoi suksesin e tij të radhës. Për dy net në sallën e madhe të Universitetit të Arteve, 37 konkurrentët në garë të këtij edicioni, mes tyre fëmijë dhe adoleshentë, interpretuan krijimtarinë nga autorët më të mirë shqiptarë dhe jo vetëm, ndërsa në përfundim u ndanë 9 çmime.

Çmimin e parë të Këngës për Fëmijë e rrëmbeu Aron Guçi ndërsa çmimin e parë të Këngës për Adoleshentë e rrëmbeu Renco Hoxhaj.

Artistët e vegjël interpretuan live performancat e tyre në skenë ndërsa ky edicion i 4-t i cili erdhi me temën “Shpirti i lumenjve’ ishte si një metaforë shumëngjyrëshe për jetën, lirinë, dhe mbrojtjen e natyrës dhe të ardhmen për herë të parë mblodhi pranë vetës edhe diasporën.

Pas suksesit të këtij viti Festivali Twinkle Twinkle ju fton serish vitin e ardhshëm në edicionin e tij të 5-të.

RTSH

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›