E Diel, 1 Nëntor 2026

Festohet 50 vjetori i Akademisë së Edukimit fizik dhe Sporteve "Vojo Kushi"

Në 50- vjetorin e Akademisë së Edukimit fizik dhe Sporteve "Vojo Kushi" kanë marrë pjesë personalitete të ndryshëm sportivë dhe ato politike. Ndër të pranishmit ka qenë edhe zv.kryeministri Genc Pollo. "Kjo akademi ka përgatitur mjaft sportistë të cilët kanë përfaqësuar vendin tonë në mënyrë dinjitoze si brenda edhe jashtë vendit", është shprehur profesor Vjesel Rizvanolli. Gjatë ceremonisë ka folur edhe zv. kryeministri Pollo i cili është shprehur se akademia në dy vitet e fundit ka përparuar me ritme të shpejta. Pollo tha se 'Akademia është një shembull i mire për vendet e tjera të Ballkanit,dhe investimet e fundit që ndikojnë në zhvillimin e të ardhmes së sportit. Akademia e Edukimit Sportiv "Vojo Kushi, pritet që të kajojë nga një akademi në një universitet , që të përgatisë sportistët e së ardhmes.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›