E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festojnë përvjetorin e martesës

Nicole Kidman dhe Keith Urban kanë festuar përvjetorin e katër të martesës me një drekë romantike.

Çifti – të cilët kanë një vajzë 23 muajshe me emrin Sunday Rose – kanë shënuar përvjetorin e tyre në një restorant ekslusivë dhe ata nuk kanë mundur që të largojnë duart nga njëri-tjetri, ka thënë një burim që ka qenë brenda lokalit.

“Nicole është dukur e bukur, shumë e mbajtur dhe ka pasur të mbathura sandale”, tha një burim për revistën “People”. “Ata kanë qeshur përderisa kanë mbajtur duart të bashkuara pranë njëri tjetrit në tavolinë. Mund të them se ata të dy janë shumë të dashuruar”, ka thënë në fund burimi për revistën e njohur.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›