E Diel, 1 Nëntor 2026

Fibrat optike prokuroria Olldashi respektoi ligjin

Tirane 24 tetor 2011 NOA - Prokuroria e Tiranes mbylli hetimin e ceshtjes se lejes se fibrave optike ne rruget kombetare. Sipas prokurorise ne te gjithe proceduren e ndjekur nga MPPT eshte respektuar ligji.
Hetimi nisi pasi ne dy te perditshme shqiptare u botuan artikuj ku ministri i Puneve Publike dhe Transportit akuzohej per shkelje te ligjit dhe krijim te situatave monopol dhe pasi vete Olldashi i kerkoi Prokurorise se Pergjithshme te hetohej procedura e ndjekur nga MPPT- ja me dhenien e lejeve administrative per ndertimin e rrjetit te fibrave ne rruge subjektit ATU.
Ne vendimin qe mban daten 17 tetor prokuroria konfimon se ne perfundim te hetimeve pas verifikimit te gjithe dokumentacionit te procedures se deklarimit nul te lejeve te leshuara nga DPRr lejes administrative nr.120 date 23.08.2009 Per dhenien me kundershperblim te drejtes se perdorimit te aksit rrugor kombetar dhe marrjen me cilesine e proves se dokumentacionit dhe te dhenave ne institucionet shteterore te perfshira ne hetim te tilla si AKEP Autoriteti i Konkurrences MPPT konfirmohet se procedura e ndjekur ka qene konform ligjit.
Sipas organit te akuzes ne lidhje me akuzat e bera per procedurat e anullimit te 4 lejeve te DPRR-se nga ministri Olldashi ne dhjetor te vitit 2009 rezultoi se procesi ishte ne perputhje me kompetencat e ministrit pasi lejet ishin dhene pa afat dhe kundeshperblim ne favor te shtetit. Nje arsyetim i tille cmohet se ka mbrojtur interesat e shtetit per te bere te mundur perfitimin e te ardhurave publike nga dhenija ne perdorim e pasurive publike te paluajtshme per shfrytezim per shtrirjen e fibrave optike dhe se nuk ka cenuar ne menyre te paligjshme interesat e 4 subjekteve private lejet e te cileve u deklaruan Nul.

Ne lidhje me akuzen mediatike per favorizim te shoqerise ATU ne dhenien e lejes me kundershperblim e ne mungese konkurrence dhe bashkerendimi me institucione te tjera shteterore konfirmohet se pas hetimit rezultoi se procedura dhe vendimmarrja ka qene ne perputhje te plote me legjislacionin dhe e bashkerenduar me institucionet e tjera te fushes ndersa percaktimi i vleres nuk ka veprime apo mosveprime te paligjshme. Sipas akuzes vlera prej 4 pagesee e percaktuar ne lejen e ATU ne favor te shtetit eshte ne perputhje me mesataret e suksesshme per pagesa koncesionare pasi rezultoi se nuk ka nje metodollogji per percaktimin e kesaj tarife.
a.q/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›