E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fidel Castro Obama kerkon rrezimin e Chavez

Lideri kuban, Fidel Castro përkufizon presidentin e Venezuelës Hugo Chavez si “hero” dhe denoncon “armikun” që po përpiqet ta rrëzojë atë nga pushteti.

Këto fjalë janë hedhur në rreshtat e ciklit “Reflexiones” të Fidel Castro-s që publikohen nga Cubadebate.

Udhëheqësi kuban akuzon presidentin e Shteteve të Bashkuara, Barack Obama si promotor të përpjekjeve për të rrëzuar Chavez nga pushteti.

“Ky do të ishte gabimi më i madh i Obamës. Venezuela do të shkonte drejt luftës civile dhe gjakderdhjes”, vlerëson Castro.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›