E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier 23-vjeccedilarja plagos bashkeshortin me thike

Krimi në familje duket se nuk ka të ndalur. Këtë herë viktimë ka qenë një burrë, i cili është qëlluar disa me thikë nga bashkëshortja e tij, duke mbetur i plagosur rëndë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e premte në Vajkan të Fierit, ku 23-vjeçarja Arlinda Asllani ka qëlluar disa herë me thikë burrin e saj Besnik Asllani, 32 vjeç pas një konflikti. I plagosuri është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Fierit dhe gjendja e tij shëndetësore është e rëndë. Ndërkohë policia ka arrestuar 23-vjeçaren dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›