E Enjte, 5 Nëntor 2026

Fier, Elton Meta qëlloi me armë ish-bashkëshorten pas divorcit/ Vrasësi i gruas pret dënimin

Elton Meta, personi i cili vrau ish-bashkëshorten e tij, Sabrina Bengaj, doli sot para Gjykatës së Fierit, për t’u njohur me vendimin final.

Seanca është duke u zhvilluar nën masa të rrepta sigure, ndërsa organi i akuzës kërkoi burg për jetë për 32-vjeçarin.

Krimi i rëndë ndodhi mbrëmjen e 10 shtatorit të vitit 2021 në fshatin Zhupan.

Edhe pse gruaja kishte urdhër mbrojtjeje, autori Elton Meta i shkoi në banesë ish-bashkëshortes duke e vrare me automatik.

Krimi ishte i paralajmëruar pasi edhe më herët Meta kishte terrorizuar me armë familjarët e viktimës, pas divorcit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›