E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier/ Katër vatra zjarri në pyllin e Semanit, era favorizon flakët

Katër vatra aktive zjarri janë shfaqur në pyllin e Semanit, në afërsi të grykëderdhjes së lumit Seman.

Flakët po përhapen me shpejtësi, të favorizuara nga era e fortë që po fryn në zonë, duke e vështirësuar ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse.

Shërbimet zjarrfikëse të Fierit janë në terren dhe po vijojnë betejën me flakët, me qëllim izolimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit.

Deri më tani nuk raportohet për rrezik në zonat e banuara.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›