Fier/ Përshtati banesën për kultivim kanabisi, lihet në burg pronari dhe faturisti i OSHEE

Gjykata e Fiert vendosi këtë të shtunë masen e “Arrestit me burg” për 44-vjeçarin nga Dermenasi ku dy ditë më parë, Policia ka zbuluar bimë narkotike në vilën e tij. Ishte gjyqtarja, Sonila Hoxhaj e cila pranoi kërkesën e prokurorit, Petrit Vukaj për Erion Marinin ku sipas provave, banesa e tij ishte përshtatur në një laborator të kultivimit të kanabisit. Nëpërmjet sistemit të llampave ai kultivoi 181 rrënjë kanabisi të cilat u asgjësuan nga policia e Fierit.
Gjykata ka lënë në burg edhe një prej elektricistëve të OSHE, ndërsa për elektricistin tjetër është vendosur masa me detyrim paraqitje, të akuzuar për shpërdorim detyre.
Gjat seancës u pohua se faturisti duhet që sipas ligjit dhe detyrës kur krahason harxhimin e energjisë elektrike nga banorët në matësat e tyre me matësin kryesor të gabinës qëndrore, faturisti duhej ta kishte vënë re diferencën që vidhej dhe së bashku me elektriçistin e zonës duhet të kishin njoftuar shefat e tyre për këtë vjedhje, që të kryenin kontrolle për vjedhje të energjisë elektrike.
/rtsh/