Fier/ Shoferi humb kontrollin e automjetit dhe del nga rruga, 4 të plagosur

Një automjet ka dalë nga rruga dhe si pasojë kane mbetur te plagosur shoferi dhe 3 pasagjerët që ndodheshin në këtë automjet
Policia e qarkut të Fierit njofton se rreth orës 09:00, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Cakranit”, shtetasi E. K., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë e daljes nga rruga, është dëmtuar shtetasi E. K dhe tre pasagjerët, të cilët po kryejnë ekzaminimet mjekësore në spitalin rajonal Fier.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
/rtsh.al/