Fier, aksidentohet 68 vjeçari

Aksidenti ka qenë fatal.
Fillimisht ai është goditur nga një mjet me targa të huaja.
Pas përplasjes në tokë, një tjetër automjet që ka dashur të parakalojë mjetin që përplasi fillimisht viktimën, e ka marrë këtë të fundit zvarrë në një gjatësi më shumë së 40 metra, duke e lënë më pas në rrugë, e larguar me shpejtësi nga vendi e ngjarjes.
Askush nuk e ka parë targën e mjetit të dytë, ndërsa drejtuesi i Volsvagenit, me targa gjermane ka ndalur në vend duke u përpjekur t’i japë ndihmën e parë të moshuarit.
Në vendngjarje ka mbërritur policia rrugore e cila ka kryer dhe transportin e trupit të pajetë për në morgun e qytetit, ndërsa ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit me targa te huaja dhe është vënë në kërkim të drejtuesit të mjetit të dytë, ende të paidentifikuar.