E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, aplikimi i emigrantëve për dokumenta, masa për të shmangur rradhët

Ardhja e emigrantëve për festat në Shqipëri shoqërohet gjithmonë me radhë të gjata në pikat e aplikimit për dokumentë identifikimi, pasi kërkesat në këto periudha shtohen shumë.

Për të shamngur këtë problematikë në qytetin e Fierit zyrat e aplikimit po punojnë me orë të zgjatura për të mos krijuar radhë dhe të gjithë emigrantët të munden të aplikojnë brenda periudhës së tyre të pushimeve.

Maksim Zarka, kreu i rajonit numër dy në qytetin e Fierit shprehet se administrata mbetet e angazhuar për ti ardhur në ndihmë emigrantëve që kanë vetëm pak ditë në dispozicion për të qëndruar në Shqipëri.

Shqipëria nënshkroi një marrëveshje me Greqinë për të lejuar lëvizjen e emigranteve dhe fëmijve të tyre pavarësisht problemeve me toponimet në dokumetet e tyre.

Periudha e marrëveshjes midis dy vendeve është dy javë dhe pritet që shumica e emigrantëve ta përdorin atë për rregullimin e toponimeve në dokumentat e tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›