E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, djali i tregtarit u vra me thikë, dyshohet grabitje

Të tjera rreth shkrimit /VIDEO FIER - Policia konfirmon se Andi Prifti, 21 vjeçari i cili u gjet i vrarë pasditen e djeshme në qytetin e Fierit është ekzekutuar me thikë. 21 vjeçari është djali i një tregtari shumice, që tregton artikuj ndërtimi në qytetin e Fierit.

Policia e Fierit është njoftuar nga kalimtarë të rastit për praninë e kufomës në afërsi të komunës, Topojë të rrethit të Fierit, në vendin e quajtur “Kulla e Ujit”.

Policia shoqëroi mbi 15 persona dhe burimet jo zyrtare bëhet e ditur se vrasja mund të ketë ndodhur për motiv grabitjeje. Mendohet se i riu ka fituar një shumë të madhe parash në pikën e fatit dhe mendohet se persona që kanë pasur dijeni për këtë shumë parash të jenë dhe autorët e krimit.

Burime të policisë kanë bërë të ditur për A1 Report se vrasja dyshohet të jetë kryer në një tjetër vend e më pas për të humbur gjurmët është hedhur pranë vendit të njohur si “Kulla e Ujit”. Dje u tha se vrasja mund të jetë kryer me pistoletë, ndërsa sot policia konfirmoi se vrasja është kryer me thikë

(Lajmi fillimisht u publikua më 20 janar, 22: 37 dhe u përditësua më 21 janar ora 10: 50)
Redaksia Online
(jd/Gre.M/sg/ Shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›