Fier, e shtyp traktori, humb jetën fëmija 5 vjeç
Një fëmijë 5-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme, pasi është shtypur nga një traktor. Aksidenti tragjik ka ndodhur në fshatin Luar të Fierit, kur një person që po punonte tokën me traktorin e tij nuk e ka vënë re vogëlushin me inicialet O.M dhe për pasojë e ka zënë poshtë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Policia bë me dije se ka ndaluar drejtuesin e traktorit, ndërkohë që ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes së rëndë.
5 nëntor 2012 (gazeta-Shqip.com)
Fier, e shtyp traktori, humb jetën fëmija 5 vjeç burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip