E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, gruaja 23-vjeçare plagosrëndë me thikë, bashkëshortin

FIER - Krimi në familje shënon viktimën e radhës në fshatin Vajkan të Fierit. Këtë herë, gruaja ka qëlluar me thikë bashkëshortin duke e plagosur rëndë.

Gruaja quhet Arlina Hasani dhe është 23 vjeçe, kurse bashkëshorti Besmir Asllani, 32 vjeç. Ata kanë dy fëmijë.

Burri është transportuar me urgjencë në kirurgjinë e Fierit, pasi është goditur me thikë në veshka, nga pas, nga bashkëshortja e tij. Ngjarja ka ndodhur në një lokal pranë një pike karburanti.

Lajmi u mor në orën 9:30 dhe është në përditësim.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›