Fier, kërkohet burgim i përjetshëmpër 19-vjeçarin që vrau e dogji, çiftin
Të tjera rreth shkrimit Si ndodhi krimi në 26 tetor 2012
FIER - Burg të përjetshëm ka kërkuar Prokuroria e Fierit për Xhevit Malkajn, i akuzuar për masakrën e Belishovës. Më 26 tetor të vitit të shkuar në Mallakastër, 19-vjeçari, në bashkëpunim të babain e tij, vranë dhe më pas dogjën, në banesën e tyre, bashkëshortët Myftari.
Prokuroria e Fierit ka kërkuar që 19-vjeçari të dënohet me burgim të përjetshëm jo vetëm për vepren e vrasjes së dysfishtë në rrethana cilësuese, por edhe për 4 vepra të tjera penale si fajtor “për shkatërrim prone”, “vjedhje”, “vjedhje të mbetur në tentative”, si dhe për “prodhim dhe mbajtje pa leje te armeve luftarake”.
Ndërkohë, avokatja e Malkajt kërkoi më shumë kohë në dispozicion për mbrojtjen e tij, duke patur parasysh edhe kërkesën e te pandehurit për gjykim të shkurtuar, ç’ka e ul dënimin me 1/3-ën.
Më 26 tetor, Enver Myftari, 55-vjeç e Azbie Myftari, 52-vjeç, janë vrarë dhe më pas janë djegur, në banesën e tyre në fshatin Belishovë të Mallakastrës. Malkaj, banor i të njëjtit fshat, ka hyrë në banesën e çiftit me synimin për ta grabitur, por kur është vënë re nga të zotët e shtëpisë, ai u ka qëlluar atyre me armë nga një distancë e afërt. Më pas, në përpjekje për të humbur gjurmët, 19-vjeçari i dyshuar u ka vënë flakën.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)