E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier keshilltaret e PS kunder marreveshjes

54 këshilltarë të Aleancës për të Ardhmen në Këshillin e Qarkut Fier, nëpërmjet një peticioni të firmosur prej tyre, kundërshtojnë kërkesën e kryeministrit për marrëveshje.

Në deklaratën publike, nënkryetarja e këtij këshilli, Lindita Buzheli, akuzon kryeministrin Berisha dhe prefektin e Qarkut Fier Robert Bitri, se bllokimi i funksionimit të Qarkut të Fierit është bërë për arsye politike.

Këshilltarët e majtë kanë bërë gjithë përpjekjet për të zgjidhur këtë ngërç institucional, por nga ana tjetër ka patur heshtje dhe veprime për ta thelluar atë.

Ngërçi në Këshillin e Qarkut të Fierit është krijuar nga politika dhe duhet të IntegrimiBregu, vizita në BE para vendimit të dhjetoritApeli i Ramës: Të ulemi për Fierin dhe ligjet “Kriteret, pastaj anëtarësimi” zgjidhet nga politika, pasi vendimet e gjykatës së formës së prerë nuk zbatohen dhe 11 këshilltarë me mandate të ligjshme nuk lejohen të ushtrojnë detyrën e tyre kushtetuese të vërtetuar me votë.

Duke dhënë mbështetje të plotë për qëndrimin e PS dhe lidershipit të saj, këshilltarët i kanë kërkuar vendeve mike se nuk mund të pranojnë kapjen e shtetit nga kryeministri, që sipas tyre, po e djeg ëndrrën e shqiptarëve për integrim në BE.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›