Fier, makina del nga rruga, plagosen at e bir
Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik në Fier.
Ngjarja është shënuar mesditen e sotme në aksin rrugor Ballsh-Fier, në vendin e quajtur"Fratar" ku një automjet ka dalë nga rruga dhe si pasojë është plagosur rëndë drejtuesi i mjetit, Enver Myrtaj, 51 vjeç nga Ballshi, ndërsa ka marrë plagë të lehta edhe pasagjeri, i cili është djali i 51-vjeçarit.
Të aksidentuarit janë dërguar në spital për marrjen e ndihmës mjekësore. Ndërkaq policia, e cila ka mbërritur në vendngjarje po heton për zbardhjen e plotë të aksidentit.