E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, mjeket kerkojne vaksina Tamiflu

Situata e krijuar ne Fier, pas konfirmimit te mberritjes ne vend te virusit A/H1N1 eshte ne kontroll te plote. Jane pese raste te dyshuara, nga qyteti i Lushnjes dhe Fierit.

Dy raste i perkasin rrethit te Fierit, nje rrethit te Mallakastres dhe dy te tjere rrethit te Lushnjes.

Analizat e dyta te kryera per tre nga pese pacientet me keto simptoma nuk kane mberritur ende ne vend.

Ndersa dy raste te tjera, ashtu sic eshte konfirmuar edhe nga ISHP-ja, kane rezultuar negative, pa virusin A/H1N1.

Ajo qe shqeteson bluzat e bardha te pavijonit te infektivit eshte mungesa e medikamenteve mjekesore si dhe e vaksinave Tamiflu.

Dy rastet qe i perkasin rrethit te Fierit e qe jane dyshuar se behej fjale per gripin e derrit kane qene nje emigrant nga Patosi dhe nje sanitare e spitalit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›