Fier, permbyten rruget dhe tregu
Moti i keq ka shkaktuar permbytjen e rrugeve kryesore ne Fier, ndersa ujerat e lumit Gjanice rrezikojne edhe banesat shume prane rrjedhes se tij. Nga vershimi i ujerave si pasoje e reshjeve te panderprera qe nisen qe prej mbremjes se enjte, Gjanica ka dale nga shtrati duke demtuar tregun industrial. Permbytje ka pasur edhe ne disa shtepi ne lagjen "Afrimi i Ri", e cila eshte nje lagje periferike e qytetit te Fierit. Shirat kane bllokuar edhe autostraden Lushnje-Fier, ne komunen Mbrostar, ku mbeten 200 mjete ne radhe.