E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, pranga vrasësit, tjetri kërkohet

Policia ka identifikuar autorët e dyshuar të kësaj ngjarje të cilët janë: Gentjan Licaj, 36 vjeç, banues në Buzmadh, Fier, i cili është arrestuar dhe Xhezmi Hyka 50 vjeç, banues në Gorishovë, Fier, i cili është shpallur në kërkim.

Këta shtetas, akuzohen për veprën penale Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim dhe Armëmbajtje pa leje. Ata më datë 15.04.2011 në vendin e quajtur Selisht Cakran, Fier kanë vrarë me armë zjarri shtetasin Ylli Kalemaj, dyshohet për motive hakmarrje.

Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Materialet do t`i kalojnë Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme

Kristaq Thano

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›