Fier, sekuestrohen 2700 rrënjë bimë narkotike, në pranga 20-vjeçari
Policia e Fierit ka sekuestruar ditën e sotme rreth 2700 rrënjë bimë narkotike.
Gjatë një kontrolli të ushtruar në serat e shtetasit, Arman Siqeca, 20 vjeç, policia e Fierit ka evidentuar një numër të madh bimësh narkotike, e cila rezultoi të ishte e llojit kanabis sativa.
Policia ka arrestuar 20-vjeçarin nga fshati Kurjan, ndërsa po vazhdon hetimet e mëtejshme për përfshirje të personave të tjerë