Fier shperthen gazi ne nje pus nafte

Një pus nafte ka shpërthyer në fushën naftëmbajtëse Patos-Marinzë. Ngjarja ndodhi rreth orës 16:00 në fshatin Sheqishte.
Pusi i fondit të ndalur që administrohet nga “Bankers Petroleum” ka nisur të nxjerrë gaz metan të papërpunuar nga thellësia e tokës. Shkak mendohet të jetë bërë grumbullimi i gazit si një proces i zakonshëm i puseve të bllokuara të naftës që shpërthen në formë fontane. Në afërsi të pusit ndodhen 5 banesa, banorët e të cilave janë përfshirë nga paniku. Ata shprehin shqetësim pasi dalja e gazit në këtë mënyrë ndodh shpesh në këtë zonë naftëmbajtëse. Kompania nuk ka dalë ende me një version zyrtar për ngjarjen, por parapraksiht tha se nuk ka rrezik për shëndetin e banorëve dhe se situata është nën kontroll. Ndërkohë pritet që edhe policia e Fierit të sqarojë shkaqet e ngjarjes. / Top Channel