E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier vret ish-vjehrrin me pas veten

Një vrasje dhe një vetëvrasje janë regjistruar të enjten në rrethin e Fierit. Gentian Nushi, 34 vjeç ka vrarë me armë zjarri ish-vjehrrin e tij dhe më pas ka qëlluar dhe mbi veten.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Seman të Fierit, ku 34-vjecari, për arsye ende të panjohura dhe të pazbardhura nga policia, ka qëlluar me armë për vdekje ish-vjehrrin e tij, Miço Koçi, 65 vjeç dhe pas këtij veprimi ka drejtuar të njëjtën armë ndaj vetes duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Mësohet se Nushi kushte dy vjet i divorcuar me gruaja dhe mendohet që konfliktet me ish-vjehrrin pas ndarjes të jenë bërë shkak për ngjarjen e rëndë, duke qenë se dy familjet jetonin në të njëjtin vend dhe pranë njera-tjetrës.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimin rreth shkaqeve që çuan në vdekjen e dy personave brenda pak momenteve.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›