E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fieri Rama fton per bisedime Berishen

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka ftuar një tryezë të partive parlamentare e cila duhet të mbahet ditën e mërkurë, një ditë para seancës në Kuvend që është edhe afati i fundit i votimit të ligjeve me shumicë të theksuar që kërkohen nga Bashkimi Europian për dhënien faktike të statusit të vendit kandidat.

Rama fton në tryezë kryetarin e Partisë Demokratike Sali Berisha, kreun e LSI-së, Ilir Meta, atë të republikanëve Fatmir Mediu dhe të PDIU-së, Shpëtim Idrizi. Nëpërmjet kësaj tryeze kryesocialisti kërkon që t’i jepet zgjidhje cështjes së Qarkut të Fierit.

Opozita, tha ai, është e gatëshme të përmbushë detyrimin e saj, por shton se çështja e Fierit është një çështje që ka të bëjë direkt me funksionimin e demokracisë në Shqipëri, me zbatimin e ligjeve Integrimi“Kriteret, pastaj anëtarësimi”Meta: Politika po bllokon integriminMajlinda Bregu raporton në Bruksel dhe vendimeve të gjykatave të këtij vendi.

“Kryetari i Partisë Socialiste është i gatshëm të ulet në tryezë së bashku me të gjitha forcat parlamentare qeverisëse dhe opozitare për të adresuar këtë problem në një përpjekje vullnetmirë për t'i hapur rrugë zbatimit të vendimit të gjykatës dhe po ashtu miratimit të tre akteve që kërkojnë votën e opozitës. Kush e dëshiron vërtet statusin e kandidatit për Shqipërinë ka detyrimin të bëjë çdo përpjekje deri në fund dhe Edi Rama është i gatshëm për ta përmbushur detyrimin e opozitës duke e bërë deri në fund përpjekjen në emër të Partisë Socialiste”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të PS-së.

Komunikata mbyllet me thirrjen për kryeministrin Berisha që ta pranojë ose jo idenë e një ballafaqimi të drejtpërdrejtë për këtë çështje në një tryezë të partive parlamentare dhe nëse e pranon, të caktojë orën dhe vendin e takimit.

***

Thirrjes së socialistëve për tryezë ndërpartiake me mision zhbllokimin e pengesave të integrimit i është përgjigjur pozitivisht PDIU.

Në deklaratën e saj, PDIU thotë se edhe pse vonë, ftesa e Ramës mbetet për t'u vlerësuar me shpresën, që sipas kësaj partie, të mos jetë një taktikë mikropolitike boshe për një shoë mediatik, por një përpjekje serioze.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›