Fierza me porta hapur

Burimi i sasise se madhe te ujit qe po vershon ne Shkoder eshte hidrocentrali Fierzes portat e te cilit jane hapur qe prej se merkures.
Hapja e portave nga ana e drejtuesve te KESH eshte bere per shkak te rritjes se madhe te nivelit te ujit ne digen e ujembledhesit te Fierzes. Dallga gjigante e ujit godet pa pushim uren qe ndodhet shume metra poshte diges.
Vershimi gjigant i ujrave qe po shkarkohen nga Fierza ka demtuar edhe argjinaturen e rruges qe ndodhet poshte saj dhe qe lidh Tropojen. Nderkohe qe ka shembje ne rruge per shkak te lageshtise se madhe te krijuar nga shkarkimet e diges.
Ujerat vershojne edhe mbi ure duke penguar levizjen nderkohe edhe levizja me target eshte pezulluar. Sasia e madhe e ujerave shkarkohet ne ujembledhesin e Komanit ne digen e te cilit jane hapur portat e me pas ne Vaun e Dejes.