E Diel, 1 Nëntor 2026

Figo : Reali nën drejtimin e Mournihos fitimtare e Champions League

Luis Figo, ish-futbollisti i Real Madrid, ka bërë të qartë se mendon që e gjithë bota është në pritje të një përgjigje pozitive të Zhoze Murinjos, që ai të vazhdojë të drejtojë madrilenët edhe në të ardhmen.

“E gjithë bota shpreson që Zhoze Murinjo të vazhdojë në drejtimin e skuadrës dhe kam besim se nën drejtimin e tij, ky klub do të fitojë Ligën e Kampioneve në këtë sezon”, ishin fjalët e ish-mesfushorit portugez.

“Duhet pyetur ai nëse do të qëndrojë apo jo, unë nuk di ta them pasi nuk jam pjesë e klubit. Na mbetet vetëm të shpresojmë dhe të shohim se çfarë ndodh, pasi Reali ka një histori të madhe. E gjithëbota shpreson që ai do të qëndrojë”, tha Figo.

“Kam shpresë se klubi do të fitojë në këtë vit Ligën e Kampioneve. Skuadra është në kushte të mirë për t’ia arritur qëllimit dhe po kalon një moment të mirë. Kualifikuesja kundër Borusia Dortmund është e hapur, ndonëse mendoj se Reali do të shkojë në finale”, tha ai

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›