E Diel, 1 Nëntor 2026

Fiken zjarret në Korçë e Dibër, policia procedon penalisht dy persona që i vunë flakën bimëve

Pas më shumë se 24 orësh, zjarri në fshatin Somotinë të Korçës është izoluar.

Forcat zjarrfikëse, shërbimi pyjor dhe strukturat e emergjencave civile kanë punuar deri në orët e para të mëngjesit për të bërë të mundur shuarjen e të gjitha vatrave, përfshirë edhe ato që u riaktivizuan pasditen e djeshme si pasojë e erës së fortë.

Sipas burimeve zyrtare, në zonë vijojnë të qëndrojnë forcat në terren, së bashku me banorët, për të mbajtur nën monitorim situatën dhe për të parandaluar riaktivizimin e mundshëm të flakëve.

Nga ana tjetër policia ka proceduar penalisht dy persona që ndezën zjarr në fshatin Dragu të Bulqizës po të martën.

Si pasojë e përhapjes së shpejtë të flakëve u dogjën 7 dynymë bimësi.

Autoritetet këshillojnë banorët që të tregojnë kujdes në këtë periudhë, pasi nëse bëhen shkak për djegien e pyjeve, do të përballen me ndëshkimet siç e parashikon ligji.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›