E Diel, 1 Nëntor 2026

Fiket zjarri në Sarandë, ndërhyrja nga ajri ndihmoi në shuarjen e flakëve

Është fikur zjarri që përfshiu kurorën e gjelbër të Sarandës.

Për shuarjen e flakëve u angazhuan forcat zjarrfikëse të Sarandës, ndërsa në mbështetje të operacionit u nisën mjete zjarrfikëse nga Bashkitë Delvinë dhe Konispol.

Ndërhyrja nga ajri me helikopterin Cougar ndihmoi në vënien nën kontroll dhe shuarjen e zjarrit.

Aktualisht situata paraqitet e qetë, ndërsa në terren vijon monitorimi për të shmangur riaktivizimin e vatrave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›