E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fiks Fare si po vidhet TEC-i i Fierit

Termocentrali i Fierit, i dalë jashtë funksioni, ende nuk ka dalë në ankand për t’u shitur për skrap, megjithatë aty është punuar natën në disa fundjava rresht për të hequr nga ambjentet e TEC-it tuba dhe hekurishte të cilat më pas janë transportuar në një pikë private grumbullimi hekurishtesh.

Fiks Fare transmeton sonte aferën që po ndodh me TEC-in e Fierit i cili është pronë shtetërore e Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare.

Ankandi për shitjen e TEC, zhvillohet pas disa muajsh, por puna atje ka nisur prej javësh.

Top Channel denoncoi më herët një aferë të ngjashme që ndodhi edhe me Azotikun e Fierit, i cili ndodhet vetëm disa qindra metra pranë TEC-it.

Prokuroria ka nisur prej muajsh tashmë një hetim për skrapin e kësaj uzine e cila nuk ekziston më.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›