E Diel, 1 Nëntor 2026

Filipine, 15 të vdekur nga zjarri në një hotel

Një zyrtar filipinas deklaroi se 15 persona kanë vdekur dhe 12 janë plagosur nga një zjarr që përfshiu një hotel, ndërsa mysafirët ishin në gjumë në veri të Filipineve, përkatësisht në Tuguegarao.

Autoritetet thanë se zjarrfikësit dhe policia ka gjetur 15 trupa të pajetë në dy katet e sipërme të hotelit 5 katësh, ndërsa zjarrfikësit kanë luftuar me zjarrin për katër orë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›