E Shtunë, 31 Tetor 2026

Filipine, 40 mijë të evakuuar nga tajfuni

Mbi 40 mijë persona kanë lënë shtëpitë dhe janë transferuar në streha të tjera pasi një tajfun i fuqishëm po godet pjesën jugore të ishujve Filipine.

Tajfuni “Bopha” zbarkoi në Mindanao herët gjatë së martës, duke sjellë shira të dendura dhe erëra të forta, që arrijnë në 210 kilometra në orë.

Stuhia ka shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike, probleme në transport dhe përmbytje në zonat me rrezik rrëshqitjeje toke.

Ditën e hënë, presidenti Benigno Aquino u bëri thirrje banorëve në zonat që do të përshkoheshin nga tajfuni që t’i merrnin seriozisht paralajmërimet.

“Mund të jetë tajfuni më i fuqishëm që godet vendin për këtë vit. Por ne mund t’i reduktojmë dëmet dhe të ulim humbjen e jetëve, nëse ndihmojmë njëri-tjetrin”, deklaroi presidenti.

Për momentin nuk ka pasur të dhëna për viktima. “Bopha” vjen një vit pasi tajfuni “Uashi” vrau mbi 1500 persona në jug të ishujve Filipine.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›