Filipinë, policia ndërhyn te autobusi i marrë peng

Raporte te pakonfirmuara thone se pengmarresi, ish-efektiv policie, ka mundur te largohet. Pamjet filmike treguan sesi forcat e rendit sulmuan autobusin duke thyer me vare dyert dhe xhamat e tij. "Nuk pati asnje lloj reagimi ndaj tyre dhe as hapje zjarri", thote BBC. Njeriu pergjegjes per dramen e Maniles eshte Rolando Mendoza, nje ish-inspektor i larte policie i pushuar nga puna pas akuzave per vjedhje dhe perfshirje ne afera droge, qe pretendonte te kthehej serish ne postin e tij.
Ai liroi fillimisht 9 persona, duke mbajtur peng 16 te tjere. 22 prej pengjeve ne autobus ish turiste nga Hong Kongu dhe tre te tjeret, filipinas. Pengmarrjet nuk jane nje fenomen i pazakonte ne Filipine, por shenjestrat e tyre kane qene me se shumti te lidhura me konflikte politike apo biznesi.