E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fillon realizimi i proves se javes Anila qan

Konkurentet fillojne te komentojne proven e javes dhe kane frike nga humbja e saj. Keshtu ata diskutojne se si do tia dalin me ushqimet nese humbasin proven dhe fillojne te bejne plane se cfare do te reduktojne nga produktet. Nuk vonon shume dhe bie gongu qe sinjalizon fillimin e proves sw javes.

E para qe fillon fazen e pare te proves eshte Anila e cila shkon ne dhomen ku jane te ekspozuara objektet. Ajo perzgjedh nje biciklete nje pale kepuce baleti nje gote vere nje pale kufje nje portofol dhe nje stetoskop. Pasi perzgjedh objektet ajo shkon ne dhomen e ndenjes ku ndodhet konkurentet e tjere dhe pa e nisur proven fillon te qaje.

Anila kerkon ndjese per lotet e saj dhe me pas ulet perballe konkurenteve te tjere dhe fillon qe te flase per objektet. Keshtu ajo tregon per bicikleten qe ka marre si dhurate per ditelindje per kufjet qe e ndihmojne te largohet nga kjo bote per shoqet e saj dhe per mardhenien me nenen. Gjate kohes qe Anila e perlotur tregon historite qe i sjellin ne mendje objektet qe ka perzgjedhur konkurentet e tjere degjojne me vemendje.

Pas Aniles eshte Edgari ai qe perzgjedh objektet e tij. Edi perzgjedh si objet te pare radion dhe fillon tu tregoje konkurenteve momentet qe radio e lidhte me boten jashte Shqiperise gjate sistemit komunist. Kete realitet nje pjese e mire e konkurenteve nuk e kane njohur. Ai lidh me komunizmin edhe histori te tjera si ajo e largimit te tij nga Shqiperia. Edi pergjithesisht flet per momente te trishtuara te jetes se sij por edhe per momente te bukura. Ai e mbyll rrefimin duke folur per te birin qe e ka bere te ndjehet krenar.

Prova vazhdon edhe me pjesen tjeter te konkurenteve qe jane perzgjedhur per kete faze. Keshtu pas Edit eshte Erjoni ai qe shkon prane objekteve per te bere perzgjedhjen e tij dhe per te nisur edhe ai historite e veta.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›