Film biografik për Susan Boyle

Tre vjet pas suksesit të saj në shoun e popullarizuar, producentët amerikanë janë të interesuar për të bërë një film në lidhje me jetën e saj, ndërsa xhirimet planifikohet që të fillojnë në fillim të vitit 2013.
Rreth këtij lajmi ka reaguar shumë shpejt edhe Susan Boyle, e cila tha se në rolin kryesor të mashkullit do të donte të shihte ‘beqarin e përjetshëm’, George Clooney.
Kujtojmë se vitin e kaluar albumi i saj "Someone to Watch Over Me" ka marrë kryesimin e top listave britanike që ditën që doli në shitje.
Sipas medieve britanike janë shitur rreth 14 milionë kopje. Që nga viti kur ajo ka fituar famë ndërkombëtare në konkursin e talenteve britanike televizive, ky është albumi i saj i tretë. Edhe dy albumet e saj paraprake kanë kryesuar në top-listat britanike.